FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Forcat e sigurisë në Indi vrasin rebelët maoistë

Policia indiane ka vrarë të paktën tetë rebelë maoistë në luftimet në jug të Indisë.

Zyrtari i policisë Amber Kishore pohoi se policia konfiskoi një depo të madhe armësh nga kryengritësit pas përplasjes në shtetin e Telangana.

Policia nuk ka pasur asnjë viktimë nga ana e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ushtarët indianë po luftojnë rebelët në disa shtete që nga viti 1967, kur militantët  të njohur edhe si Naxalites filluan të luftonin për të kërkuar më shumë vende pune, tokë dhe pasuri nga burimet natyrore për komunitetet e varfra indigjene.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qeveria u shpreh se kryengritësit, të frymëzuar nga udhëheqësi revolucionar kinez Mao Zedong, përbëjnë kërcënimin më serioz të sigurisë së brendshme në vend.

Në sulmin më vdekjeprurës në vitin 2010, rebelët vranë 76 ushtarë në Çhattisgarh, një nga shtetet më të prekura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?