Formohet qeveria “Draghi” në Itali, nesër betimi te Presidenti
Formohet qeveria e re e Italisë me kryeministër Mario Draghi.
Kreu i ri i Këshillit të Ministrave në Romë do të bëjë betimin ditën e nesërme, në ora 12:00 pranë Presidentit të Republikës Sergio Matarella.
Pak minuta më parë, Draghi ishte në presidencë ku paraqiti edhe listën e ministrave të kabinetit të tij.
Ndërkohë, zbardhen edhe emrat e ministrave:
Luigi Di Maio – Ministër i Jashtëm
Luciana Lamoregese – Ministre e Brendshme
Roberto Speranza – Ministër i Shëndetësisë (konfirmohet)
Federico D’Incà – Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elena Bonetti – Ministe e Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Fabiana Dadone – Ministre e Politikave për të Rinjtë
Marta Carabia – Ministre e Drejtësisë
Vittorio Colao – Ministër i Inivacionit teknologjik dhe Digjitalizimit
Mara Carfagna – Ministre për Jugun dhe kohezionin territorial
Kush është Mario Draghi?
Mario Draghi ka mbajtur më herët postet e Presidentit të Bankës Qëndrore Europiane dhe atë të Guvernatorit të Bankës së Italisë.
Profesor universitar, prej vitit 2005 Mario Draghi ka drejtuar Bankën Italiane e prej vitit 2011 deri më 2019 ka qënë President i Bankës Qëndrore Europiane.
Ka meritën se mundi të shpëtojë euron pas një krize të thellë financiare europiane shkaktuar nga borxhi publik e që vuri në rrezik ekzistencën e monedhës së përbashkët europiane.
Në vitin 2012, në Londër do të deklaronte “se Banka Europiane ishte e gatshme të bënte gjithcka për të shpëtuar euron“.
Në vitin 2018 “Revista Forbes” e klasifikoi ndër 18 njerëzit më të fuqishëm të botës.
Shpresa e Presidentit Mattarella është që në këtë moment të vështirë ku ndodhet vendi, rënduar dhe nga kjo krizë qeverisëse, Mario Draghi të jetë rruga e shpëtimit për Italinë.
Mario Draghi ka deklauar publikisht se bindjet e tij politike janë për një socializëm liberal e se është një katolik i devotshmë.
Profesori dhe ekonomisti Mario Draghi, është i martuar dhe baba i dy fëmijëve.