Foshnja bie nga 33 metra, shpëtohet në momentin e fundit nga infermieret

Momente të mbushura me ankth u regjistruan në Shën Petersburg, ku një foshnjë 18-muajshe ra nga një lartësi prej 33 metrash, por arriti të shpëtojë falë reagimit të menjëhershëm të dy infermiereve që përdorën një pallto si rrjetë improvizuese sigurie.

Pamjet e filmuara nga kalimtarët tregojnë të voglin pranë dritares së hapur, në prag të rënies. Pak çaste më vonë, ai bie, ndërsa zhurma e përplasjes dëgjohet në momentin kur trupi i tij bie mbi pallton që infermieret kishin shtrirë poshtë.

Sipas raportimeve të mediave vendase, fëmija u transportua në spital, ku mjekët konfirmuan se, pavarësisht lartësisë së konsiderueshme, ai nuk kishte pësuar dëmtime të rënda. Njëra prej infermiereve, Anna Kamasova, rrëfeu se gjithçka ndodhi instinktivisht. Ajo tregoi se vogëlushi po hapte dhe mbyllte vazhdimisht dritaren, ndërsa ajo ndodhej poshtë saj. Së bashku me një grua tjetër vendosën të përpiqeshin ta prisnin. Kur panë se fëmija po ngjitej në prag, e kuptuan rrezikun. Disa sekonda më pas u dëgjua thirrja “po bie” dhe ai përfundoi në duart e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dëshmitarët thanë se i mituri kishte rreth 20 minuta që përpiqej të hapte dritaren e katit të sipërm, pa praninë e një të rrituri. Sipas informacioneve, prindërit ndodheshin tek fqinjët në momentin e ngjarjes, ndërsa vëllai 18-vjeçar ishte në një dhomë tjetër duke luajtur videolojë. Gjithashtu bëhet e ditur se dritarja nuk ishte e pajisur me mekanizëm sigurie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të verifikuar nivelin e mbikëqyrjes ndaj fëmijës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?