FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Foshnjen e hodhën në pusetë, gruaja dëgjon se…(FOTO)

Një foshnje e porsalindur ka shpëtuar për mrekulli pasi u braktis në një kanal ujërash të zeza e zhveshur.

Ngjarja ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku Charmaine Keevy, 63-vjeçe dëgjoi zërin e foshnjes në pusetën e ujërave të zeza. Fillimisht mendoi se ishte ndonjë mace, por ndërsa e dëgjonte me kujdes kuptoi që ishte një fëmijë. Menjëherë mori një shufër hekuri dhe arriti që të lëvizë pllakën e rëndë të betonit që mbulon pusetën në mënyrë që të shihte brenda saj.

63-vjeçari u fut në pusetën e mbuluar me milingona të kuqe dhe nxorri foshnjen. Policia dhe ambulanca arritën shpejt duke mjekuar fëmijën në vendngjarje e më pas u dërgua në spital për trajtim urgjent.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia tha se mënyra e vetme që foshnja të futej në pusetë ishte nga dikush që ka hequr pllakën e betonit dhe e braktisi aty.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?