FOTO/ Aksident tragjik në Itali, i riu shqiptar në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Itali, ku një i ri shqiptar që po udhëtonte me motor është rrëzuar dhe ka mbetur i bllokuar në hekurat e rrethimit të rrugës.

Ngjarja ka ndodhur në Livorno, rreth orës 11:20 minuta të mesditës.

Bëhet fjalë për një të ri shqiptar 29 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, shkruan SYRI.net.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas policisë, ai ka qenë duke udhëtuar me motor kur ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur në asfalt.

Si pasojë ai kishte mbetur për shumë minuta i ‘mbërthyet’ në hekurat anës rrugës. Kur është nxjerrë nga aty ka qenë në gjendje të rëndë.

Ka marrë dëmtime në të gjithë trupin dhe ka një plagë të rëndë në pjesën e belit.

Policia që ka nisur hetimet, ka mbyllur për disa orë edhe rrugën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?