FOTO/ Detajet nga Samiti. Limuzina e Putinit përballë “Bishës” së Trump dhe Ilyushin Il-96 përballë Air Force One
Vizita e Vladimir Putinit në Alaskë duke u takuar me Donald Trump pas 6 vitesh dhe me peshën e një lufte të nisur në Ukrainë mbi supe, është plot simbolikë.
Për herë të parë bota përveçse mban frymën për rezultatet e takimit, po sheh krah për krah njëri-tjetrit, dy avionët më të rëndësishëm presidencial, Air Force One dhe aeroplanin e Putinit.
Është një imazh mbresëlënës dhe i pazakontë i dy aeroplanëve presidencialë në tokën amerikane, në një bazë ajrore ushtarake të SHBA-ve.
Presidenti rus Vladimir Putin udhëtoi me një Ilyushin Il-96 shumë të personalizuar, avioni kryesor në flotën presidenciale ruse.
Ndërkohë, Boeing 747 i militarizuar i Presidentit Donald Trump, i njohur si Air Force One kur ai është në bord, mbërriti 30 minuta para shefit të Kremlinit.
Të dy janë avionë me katër motorë, me trup të gjerë, megjithëse avioni rus është teknikisht një dizajn më i ri.
Vëzhguesit dhe gjurmuesit e avionëve ishin të zhurmshëm të premten ndërsa avioni rus u ul në bazën e Elmendorf-Richardson.
FlightAware tregon se avioni i Putinit operoi si “Special Flight Detachment Rossiya 539” nga Aeroporti i Magadanit të Rusisë. Faqja e gjurmimit të fluturimeve tregon se i janë dashur rreth katër orë kohë fluturimi për të mbërritur në Alaska, ndërsa Trump u nis nga Uashingtoni.
Një krahasim interesant mund të bëhet edhe për dy automjetet e Presidentëve. Limuzina e Putin, një Aurus e prodhuar në Rusi, ishte atje në pistën e bazës Elmendorf-Richardson, por ai zgjodhi makinën presidenciale amerikane të Donald Trump, të quajtur “Bisha” për të hipur, me ftesë të këtij të fundit.
KOHA JONË SONDAZH






