FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Kush është pasaniku që u varros me ar e shampanjë (Historia)

Quhet Sheron Sukhedo dhe ishte 33 vjeç në momentin që u qëllua për vdekje me armë në afërsi të banesës së prindërve të gruas së tij javën e kaluar. Ai jetonte në një ishull të largët në Trinidad, ndërsa varrimi i 33-vjeçarit ka për të ngelur gjatë në mendjen e vendasve.

I gjithë ishulli u lag me shampanjë “Moet” para se trupi i të riut të digjej nga shërbimet funerale. Gjithashtu, në arkivolin e 33-vjeçarit u hodhën stoli ari me vlerë mbi 100 mijë dollarë.
foto 2
Sheron ishte milioner i pasurive të patundshme dhe tregtar makinash të përdorura. Një palë çizme Timberland u vendosën gjithashtu brenda arkivolit nga të afërmit e tij.
doo
Trupi i babait të dy fëmijëve u shoqërua nga shërbimi i tij i varrimit në krematorium në një makinë “Bentley” prej 150,000 dollarë.

Megjithatë, stolitë besohet të jenë hequr përpara se ai të digjej.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?