FOTO/ Mbrojtja ekstreme e Erdoganit, me makina e avionë ushtarak

Rexhep Taip Erdogan është politikan turk, presidenti i zgjedhur i Turqisë. Më parë ka shërbyer si Kryeministër i Turqisë në vitet 2003–2014 dhe si Kryetar i Stambollit në vitet 1994–1998. Duke qenë se njihet për korrektësinë e tij Erdogan ka edhe një mbrojtje të jashtëzakonshme, si kur lëviz rrugëve, me makinë apo edhe me aeroplan.

Por, përveҫ forcave të shumta të cilat e ruajnë Presidentin në tokë, gjithçka është menduar në mënyrën më të mirë që siguria e tij të jetë maksimale edhe në ajër.

Në këto fotografi shihen avionë ushtarak që ecin paralelisht me avionin presidencial të Erdoganit.

Pak nga jeta e tij e hershme:
Erdoani ka qenë edhe futbollist gjysmë-profesionist dhe ka luajtur për Klubin Sportiv “Kasımpaşa”, në vitet 1969–1982, para se të zgjidhet Kryetar i Stambollit në vitin 1994, nga rradhët e Partisë së Mirëqënies. Në vitin 1998, ai u shkarkua nga detyra dhe u dënua me 10 muaj burgim, pasi ai recitoi një poemë fetare në Sirt.

Duke braktisur politikën e hapur islame, Erdoani në vitin 2001 themeloi Partinë e Drejtësisë dhe Zhvillimit, me të cilën arriti që në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura pothuajse pas një viti, të fitoj afro dy të tretat e vendeve në parlamentin turk.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?