FOTO/ Merrnin 6 mijë euro për të çuar shqiptarë në Angli, 14 të arrestuar në Spanjë

Policia spanjolle ka shkatërruar një organizatë të trafikimit të shqiptarëve si dhe të lëndëve narkotike drejt Anglisë. Në pranga kanë rënë 14 persona, ndërsa kapoja i bandës ishte një shqiptar.

Spanja përdorej si pikë nisje i trafikimit të emigrantëve të paligjshëm që në të shumtën e rasteve ishin shqiptarë. Nisja bëhej nga portet e Santanderit dhe Santurces.

Të arrestuarit akuzohen për krime kundër të drejtave të qytetarëve të huaj dhe trafikun e narkotikëve. Nuk dihet ende identiteti i shqiptarit që ishte truri i grupit, por ai banonte në Cantabria, aty ku strehonte përkohësisht edhe bashkatdhetarë të tij që më pas niseshin për në Angli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarët hipnin në tragetet që niseshin nga Santander e Santurce drejt Britanisë së Madhe, të fshehur në kamionë mallrash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi bashkëpunonte me disa shoferë spanjollë që fshihnin shqiptarët në mjetet e tyre dhe i çonin në Francë, prej nga shkonin më pas në Angli me traget.

Shqiptarët paguanin deri në 6000 euro për emigracionin klandestin, ku një pjesë paguhej në Spanjë dhe pjesa tjetër kur mbërrinin në Angli.
U67JYHNB

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?