FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Motrat angleze që trafikonin shqiptarë

Dy motra angleze që u kapën duke transportuar shqiptarë klandestinë me një furgon, jane denuar nga gjykata britanike me 11 vite burg në total, raportojnë sot mediat britanike.

Nga skanimi qe iu be furgonit, rezultoi se në pjesën e pasme ndodheshin 5 persona, por pasi policia kreu kontroll të imtësishëm, u gjeten edhe dy të tjerë të fshehur në pjesën e sipërme.

Sipas mediave angleze, motrat u kishin borxh një trafikanti shiptar droge të cilit per ti paguar 4.000 stërlinat, u detyruan “t’ja lanin” borxhin duke futur ilegalisht familjen e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njëra nga motrat mori si shofere motrën tjetër, sepse ia kishin hequr patenten pas problemeve me alkoolin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Oficerët e Emigracionit nuhaten aromën e rëndë që vinte nga furgoni, por motrat e justifikuan atë me erën e djathit që kishin në frigoriferin e furgonit edhe pastaj thane se tualeti i karavanit ishte i mbushur pasi njëra nga motrat hante shumë.

Ato u arrestuan në fillim të tetorit të vitit të kalaur nga autoritet kufitare, pasi mbërritën në Portsmouth në jug të Anglisë me tragetin “Brittany”, nga porti i Bilbaos në Spanjë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?