FOTO/ Një nga terroristët e Londrës i mbështjellë me eksploziv

bbc1

BBC publikoi një fotografi të një personi të shtrirë në rrugët e Londrës, i mbështjellë me eksploziv.

Fotografia është publikuar në rrjetin social Twitter, nga Chrissie Channel dhe thuhet se është një nga terroristët e Londrës.

Policia britanike tha se dy incidente terroriste goditën të shtunën mbrëma në Urën e Londrës dhe në një zonë aty pranë, kur sipas dëshmitarëve një furgon goditi turmën e këmbësorëve dhe disa persona u therën me thika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia tha se po i trajton incidentet si veprime terroriste, ndërsa më herët kryeministrja britanike Theresa May, tha se “incidentet e tmerrshme” po trajtohen “si akte të mundshme terroriste”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dëshmitarët thanë së disa persona janë plagosur, ndërsa agjencitë britanike thanë se mund të ketë më shumë se një të vdekur.

Agjencitë thanë se policia është vënë në kërkim të tre personave të armatosur.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?