FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Pornostarja e famshme prish marrëveshjen me Trumpin: Dua të flas për seksin me presidentin!

Aktorja pornografike Stormy Daniels ka ngritur një padi kundër presidentit amerikan Donald Trump.

Ajo po kërkon të anulojë një marrëveshje, që ka nënshkruar me të disa ditë para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016.

Daniels pohon se marrëveshja, e cila e pengonte atë të fliste për takimet e dyshuara seksuale me Trumpin, nuk është e saktë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Padia e paraqitur në Gjykatën e Lartë në Los Angeles thotë, se marrëveshja e arritur më 28 tetor të vitit 2016, ishte “e pavlefshme”, sepse nuk ishte nënshkruar personalisht nga Trump, njoftoi AP.

Swiss Digital Mobile Reklama

Daniels, emri i të cilës në të vërtetë është Stephanie Clifford, tha se do të donte që publiku të fliste për të gjitha detajet e marrëdhënies deri në disa javë përpara zgjedhjeve me Trumpin.

Ajo pohoi se “marrëdhënien intime” me Trumpin e filloi në vitin 2006 dhe se vazhduan deri në vitin 2007 ndërsa takimet kishin ndodhur në Nevada dhe Kaliforni.

Sipas saj, Trump e ka paguar 130 mijë dollarë për të heshtur në lidhje me aferat seksuale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?