Foto që po bën xhiron e rrjetit, qeni i të ndjerit Bush nuk largohet nga arkivoli

Në ceremoninë për nder të ish-presidentit të SHBA, George H. W. Bush ka tërhequr vëmendjen një foto që shumë shpjet ka bërë xhiron e rrjeteve dhe ka prekur shumë njerëz.

Bëhet fjalë për Sully, qenin labrador, i cili ishte qeni i shërbimit që i bënte shoqëri ish-presidentit të SHBA.

Ai është fotografuar shtrirë pranë arkivolit të ish-presidentit, ndërkohë që zëdhënesi i Bush ka bërë me dije se ai do të jetë pjesë e fluturimt për ceremoninë e fundit në Hjuston të Teksasit.

“Misioni i plote” shkruan zëdhënësi, teksa ka ndarë me ndjekësit këtë foto.

SHKARKO APP