FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FOTO/ Supergoditja “1 milionë euroshe”, sekuestrohen 41 kg heroinë e paketuar në shqip

Policia e Ravenës ka sekuestruar 41 kilogramë heroinë, e cila përbën sasinë më të madhe të kapur ndonjëherë në atë qytet, sipas fjalëve të vetë kuestorit Rosario Eugenio Russo. Droga e kapur vlen një million euro.

Banda e kapur nga policia nuk ka lidhje me atë që ka trafikuar tonelata drogë gjatë rivierës, kapur muajt e kaluar.

Sipas deklaratave të kuestorit dhe të shefit të skuadrës së lëvizshme të policisë, bëhet fjalë për një bandë profesionistësh, që përveç trafikut të drogës kishte në zotërim edhe disa pistoleta të vjedhura dhe kishte kontakte me një bandë hajdutësh shtëpish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Droga, e ardhur sipas gjasave nga Holanda, ishte e ndarë në 76 “bukë“, gati për t’u shitur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga anëtarët e bandës vetëm një është në liri, ndërsa të tjerët janë në proces identifikimi. Mbi pakot e drogës ka fjalë shqip, çka lë të kuptosh praninë e shqiptarëve në bandë.

Veç 41 kileve të heroinës janë kapur edhe 81 kile paracetamol, me të cilën përzihej.

“Nëse kemi parasysh që një gram heroinë vlen 20 euro, bëjini vetë llogaritë“, tha shefi I skuadrës së lëvizshme, Cagnini. “Bëhet fjalë për mall me vlerë 1 milion euro”.

 

© SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?