Foto tmerruese në SHBA, policia lidh me litar qytetarin me ngjyrë
Disa foto shokuese janë publikuar në mediat amerikane, ku shfaqen dy policë të bardhë mbi kuaj që tërheqin me litar një të ndaluar me ngjyrë, i cili i ka duart me pranga pas kurrizit.
Fotot janë shkrepur në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Adrienne Bell, një figurë demokrate që është kandidate për në Kongres në vitin 2020.
Autoritetet policore kanë pranuar se praktika e shoqërimit të të ndaluarit nuk është përdorur në mënyrën e duhur dhe korrekte, ndërsa kanë kërkuar ndjesë për këtë veprim. Ata thanë se kjo procedurë do të ndryshimet urgjentisht duke treguar se oficerët e policisë vepruan në kushte jo të qarta kundrejt të ndaluarit.
“Së pari, i kërkoj ndjesë zotit Neely për sikletin e panevojshëm që i shkaktuam. Edhe pse kjo është një teknikë e praktikuar dhe e vlefshme në disa raste, mendoj se oficerët tanë nuk e gjykuan mirë situatën dhe mund të kishin pritur për një mjet transporti për të arrestuarin. Do ta ndryshojmë këtë procedurë”-tha shefi i policisë.