FOTO/ Trafik droge, arrestohet biznesmeni i ndërtimit

Një shqiptar i moshës 49 vjeç është arrestuar nga karabinierët në Poggibonsi, ku jetonte prej vitesh, për posedim e shitje lëndësh narkotike.

Shqiptari me iniciale B. L., është pronar i një firme ndërtimi në qytetin italian.

Ai u ndalua në autostradë gjatë një kontrolli rrugor, teksa kthehej nga puna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshues për shkak të sjelljes së shqiptarit, karabinierët bënë një kontroll më të hollësishëm dhe si rezultat gjetën disa gramë kokainë të ndarë në doza për shitje dhe një shumë të madhe parash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kontrolli i mëpasshëm në banesë solli zbulimin e një sasie tjetër parash, plus 600 gramë marijuanë, 20 gramë kokainë e 50 gramë hashash, shoqëruar me të gjitha mjetet e nevojshme për ta përgatitur për shitje.

Shqiptari, mbi të cilin nuk rëndonte asnjë precedent apo dyshim deri në momentin e arrestimit, tashmë gjendet në burgun e Sienës, në pritje të procesit.

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?