FOTO/ Vrau gorillën e rrallë, dënohet 11 vjet burg autori
Është dhënë dënimi për një nga autorët kryesorë të vrasjes së gorillës Rafiki. Gjahtari i paligjshëm Felix Byamukama që e vrau qershorin e kaluar në Ugandë, u dënua me 11 vjet burgim.
Byamukama u shpall fajtor për hyrje të paligjshme në një zonë të mbrojtur dhe për vrasjen e një gorille, që ishte shpallur specie në zhdukje, raportojnë mediat e huaja.
Ndërkohë, presin vendimin edhe 3 personat e tjerë për vrasjen e Rafikit. Të gjithëve mund t’ju tingëllojë se ky ishte dënim i rëndë, por është më i lehti.
Kjo sepse sipas ligjit në fuqi, vrasja e një gorille në zhdukje sic ishte kjo, mund të dënohet deri me burgim të përjetshëm dhe pagimin e një shume marramendëse parash.
Fakti që gorilla është vrarë në një mënyrë mizore ka bërë që dënimi të jetë i lartë. Gorilla Rafiki është specie në zhdukje dhe në të gjiothë botën nuk ka më shumë se 1000 të tilla.