Fotoja e gruas myslimane bën xhiron e botës (FOTO)

Një 84-vjeçare në Londër, rrëzohet gjatë një frenimi të autobusit ku po udhëtonte. Pensionistes siç e shihni dhe në foto i ka ardhur në ndihmë një grua e veshur me hixhab, e cila i mban dorën për të ngushëlluar.

Një dëshmitar, Hamza O Bakri i cili ka bërë dhe foton dhe më pas e publikoi në Facebook-un e tij, tha se gruaja e veshur me hixhab ka qëndruar për më shumë se 20 minuta pranë deri në mbërritje të ambulancës. “Ky është islami i vërtetë”,-ka thënë ai në foton e postuar dhe kritikon ata kritikon ata që e lidhin fenë dhe terrorizmin.

Postimi u shpërnda mbi 60,000 mije herë. Një komentues shkruante: “Unë mendoj që njerëzit e Britanisë së Madhe duhet të zgjohen, nuk është feja që shkakton luftëra, por politika. U uroj shërim të shpejtë zonjës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?