Fotoja e tij bëri xhiron e botës, babai që shtrëngonte dorën e vajzës së vdekur nën rrënoja: Po gërmoja me duar për ta shpëtuar

Babai i cili nuk lëshonte dorën e vajzës së tij e cila ishte nën rrënojat e tërmetit dhe më pas humbi jetën në qytetin e Kahramanmaras, foli për gazetën gjermane ‘Bild’.

49 vjeçari, Mesut Hançer tha se ishte përpjekur të gërmonte me duar në rrënoja por fatkeqësisht sërish nuk kishte arritur të shpëtojë vajzën e tij 15 vjeçare, Irmak.

Isha duke punuar në furrë buke kur toka u drodh. E thirra gruan time menjëherë dhe ajo tha se dy vajzat dhe djali im ishin mirë. Por atë natë vajza ime më e vogël fjeti te gjyshja e saj. U përpoqa të gërmoja me duar për të shpëtuar princeshën time, por nuk munda ta nxirrja”– tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke treguar se e ka telefonuar vajzën e tij, por nuk ka mundur të marrë përgjigje, babai i pikëlluar u shpreh: “U luta shumë, por fatkeqësisht humbëm!

Swiss Digital Mobile Reklama

Fotografia e babait, i cili kishte veshur një xhaketë portokalli me një dhimbje të papërshkrueshme në fytyrë, u bë virale në rrjete sociale dhe pati një ndikim të madh në Turqi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?