Fotolajm – Pas sulmit në Londër, vendosen pengesa në urën ku u vranë 7 persona
Pengesa të reja janë vendosur në tre ura në Londër, mes tyre edhe në Westminster Bridge për t’i ndarë këmbësorët nga automjetet. Kjo masë sigurie u vendos pas sulmit të së shtunës mbrëma në të cilin tre terrorist sulmuan me një furgon këmbësorët në trotuar, duke vrarë shtatë prej tyre dhe plagosur 48 të tjerë.
Barrierat janë ngritur mbi urat Waterloo, Lambeth dhe Westminster.
Në lidhje me sulmin e të shtunës policia ka arrestuar 12 persona në Barking pas bastisjeve në një banesë – që besohet se ishte e njërit prej sulmuesve.
Sulmi u mor përsipër nga ISIS, ndërsa policia ekzekutoi ditën e sulmit tre terroristët.




KOHA JONË SONDAZH

