Fotot që bënë xhiron e rrjetit, ja pse Maduro u pa me 3 veshje të ndryshme pas arrestimit

Arrestimi i presidentit të Venezuelës, Niolas Maduro është lajmi kryesor botëror. Përpos skenareve, ajo që ka zgjuar kuriozitet është se Maduro është fotografuar me 3 veshje të ndryshme. Që nga arrestimi në shtëpinë e tij e deri tek transportimi në paraburgim në New York. Shkak është udhëtimi nëpër zona me diferenca ekstreme klimaterike me luhatje temperaturash prej 32 gradësh.

Karakas (Nisja): Temperaturat ishin afërsisht 26°C gjatë bastisjes. I kapur në dhomën e tij të gjumit, Maduro u pa fillimisht me tuta gri të çelët dhe një bluzë të bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nju Jork (Mbërritja): Me uljen në Bazën e Gardës Kombëtare Ajrore Stewart, temperatura kishte rënë ndjeshëm në -6°C.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me mbërritjen në selinë e DEA-s për përpunim, Maduro u diagnostikua me simptoma të hershme të hipotermisë. Ekspozimi i papritur ndaj ajrit të “ngrirë” dhe të lagësht të dimrit të Nju Jorkut mund të çojë në probleme të rënda të frymëmarrjes, kollë dhe lodhje. Për të zbutur këto rreziqe, DEA i siguroi atij një xhaketë e zezë e trashë me zinxhir të mbërthyer deri lart, një pulovër shtesë e dukshme poshtë mëngëve dhe një kapuç të trashë.

Shtresat e sipërme të trupit të tij ndryshonin shpesh, dy gjëra mbetën konstante: çorapet e trasha të bardha dhe shapkat. Ky është protokolli standard federal i të burgosurve në SHBA për disa arsye: shapkat e pengojnë një të burgosur të përdorë këpucët si armë ose mjet për vetëlëndim si dhe kufizojnë aftësinë e të burgosurit për të vrapuar ose lëvizur shpejt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?