FOTO+VIDEO/ Armë, drogë e celularë në burgun e Korfuzit – Rrëzohet plani i shqiptarëve për t’u arratisur

Tetë shqiptarë po përgatisnin një plan të madh arratisjeje nga burgu u Korfuzit.

Mediat greke bëjnë me dije se plani shqiptar u rrëzua pasi 4 ditë më parë u morën informata të fshehta se ata mbanin nëpër mure armë, shumica të imprivizuara, drogë (heroinë) si dhe celularë.

Zv/ministri i Mbrojtjes Civile, Lefteris Ikonomou pas informacioneve urdhëroi pikërisht një operacion të fshehtë në dy seksione E dhe Z të burgut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqiptarët në fjalë janë të dënuar për krime të rënda dhe nga operacioni iu sekuestruan në total 2 pistoleta me fishekë, 4 thika, 3 cigare hashash dhe 19 qeska plastike me 9 gramë kanabis secila, 9.1 gramë heroinë, 2 shufra druri për goditje, 2 celularë, kufje e armë të tjera të ftohta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por ndërkohë operacioni vijon, teksa mure të burgjeve do të çahen për të zbuluar se çfarë janë fshehur aty nga kriminelët. Sa i përket arratisjeve, s’është hera e parë që shqiptarët planifikojnë akte të tilla nga burgjet greke, ku rasti më i njohur është ai i Alket Rizait me helikopter.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?