FOTO+VIDEO/ Sekuestrohen mbi 35 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, pranga shqiptarit. Në banesë iu gjetën dhe…
Sekuestrohen 35 kg 880 gram marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Mësohet se sasia e drogës është kapur në Igumenicë, në një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër.
Pas kontrollit të ushtruar në makinë, me ndihmën e qenit “Lussy”, policia zbuloi 35 pako me 35 kg 880 gram marijuanë.
Ndërkohë që pas hekurave përfundoi një shqiptar, ndërsa në banesën e tij në Agia Varvara në Athinë, u gjetën dhe u sekuestrua një sasi e paidentifikuar kristali me peshë 103.6 gram dhe një peshore.