Franca dhe Gjermania nuk do lejojnë çantat në plazhe apo zona publike
Jo më çanta shpine, çanta dore apo valixhe në plazhet e Kanës. Këto janë masat e reja kundër terrorizmit që kanë prekur vendin më të preferuar të vipave dhe personazheve më të famshëm të kinematografisë holivdiane, artit dhe politikës gjithashtu.
Masat u bënë publike nga kreu i bashkisë së Kanës dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në 31 tetor. Në plazhe dhe ambiente publike nuk lejohen çanta të përmasave të mëdha, thaës ose valixhe në të cilat mund të fshihen matëriale të rrezikshme armë apo eksploziv. Dekreti do të qëndrojë në fuqi deri në 31 tetor, u shpreh kreu i bashkisë së Kanës.
Të gjithë turistët, të huaj dhe vendas që duan të shijojnë rrezet e diellit buzë detit nuk duhet të marrin me vete asgjë, në rast të kundërt përballen me gjobë ose mund të kthehen në shtëpi.
Masat e shtuar vijnë pas sulmit në qytetin e Nicës, ku 84 persona humbën jetën dhe pas sulmit në një kishë ku dy persona vranë një prift dhe plagosën 4 të tjerë.
Masa të njëjta janë marrë edhe në Bavari të Gjermanisë, land i cili është goditur nga sulme me prapavijë terroriste. 9 persona humbën jetën në Mynih si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një i ri i cili besohet se ishte veteradikalizuar dhe një kamikaze shpërtheu veten duke plagosur 4 të rinj në një concert muzikor.
Në eventimin më të madh të Gjermanisë, October Fest nuk do të lejohen çantat e shpinës apo të madhësive të dnryshme.
KOHA JONË SONDAZH

