Franca i shpall ‘luftë’ duhanit, 1 paketë 10 euro

Duke filluar nga sot çmimet e paketave të duhanit në Francë do të rriten.

Malboro do të jetë e para e cila do të preket nga vendimi i qeverisë franceze, shkruan Finance Orange. Paketa më e shitur në Francë  do të arrijë çmimin prej  10 eurosh.

Ky është një objektiv që e ka vendosur qeveria që në vitin 2017 si pjesë e planit të saj të kontrollit ndaj duhanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas dekretit ministror të 13 shkurtit, qeveria në fakt ka vendosur që edhe një herë të rrisë taksat e duhanit për 50 cent. Kjo vendim ka detyruar prodhuesit që të rrisin çmimin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?