Franca i trembet infektimit nga jashtë, fillon testimin e të ardhurve nga vendet e rrezikshme

Franca është duke shënuar momente të mira përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Megjithatë, ajo i trembet shumë infektimit dhe shtimit të rasteve nga personat që vijnë në territorin francez, kryesisht nga 16 shtete të cilësuara si të rrezikshme.

Lidhur me këtë, për të gjithë të ardhurit nga këto shtete ajo do të fillojë testimin në aeroporte. Testimet do të bëhen për këdo, duke nisur nga mosha mbi 11 vjeç dhe që nuk e kanë kryer tamponin 72 orë para se të mbërrijnë në Francë.

Pra nëse pasagjeri nuk e ka këtë dokument, ai testohet në një zonë të caktuar në aeroport. Pasi testimi të kryhet, pasagjeri duhet të japë të dhënat e tij personale dhe mund të vazhdojë udhëtimin në Francë ose tranzit, shkruan joq.

Njoftimi është bërë nga Ministria e Brendshme franceze.

Pasagjerët rikontaktohen nga autoritetet në rast të një rezultati pozitiv dhe vendosen në monitorimin e gjurmimit të kontakteve. Në ditën e parë të masës, 2671 pasagjerë mbërritën në aeroportet Roissy dhe Orly nga vendet që konsiderohen me rrezik dhe prej tyre, 556 u testuan. 16 vendet e rrezikshme, sipas Francës, janë Kuvajti, Bahreini, Emiratet e bashkuara arabe, SHBA, Panamaja, Afrika e Jugut, Algjeria, Brazili, India, Izraeli, Madagaskari, Omani, Peruja, Katari, Serbia dhe Turqia.

SHKARKO APP