Franca ndalon trajtimin e Covid-19 me ilaçin kundër malaries

Kur bota është në kërkim të vaksinës që do të luftojë virusin vdekjeprurës, Franca ndalon përdorimin e idroksiklorokinës në trajtimin e pacientëve me Covid-19. Vendimi vjen pas opinionit negativ të Komitetit të Shëndetit Publik të Agjencisë Farmaceutike të Parisit, që ishte në përputhje me udhëzimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe revistës shkencore “The Lancet”. Në qëndrimin thuajse të njëjtë të qeverisë franceze theksohej se medikamenti kundër malaries nuk ishte efikas dhe sillte rreziqe të reja për pacientët. Për këtë, është shfuqizuar dekreti që autorizonte përdorimin e këtij ilaçi për të kuruar të infektuarit me Covid-19.

SHKARKO APP