“Franca në valën e 3 të pandemisë”, Macron: Vaksina mund të parandalojë izolimin kombëtar

“Franca ka hyrë në valën e tretë të pandemisë Covid”, kështu është shprehur kryeministri francez Jean Castex.

Për herë të parë që nga 20 nëntori, Franca ka shënuar rritje të rasteve të reja me koronavirus.

Të martën autoritetet shëndetësore raportuan 29,975 raste me Covid, një rritje kjo prej 4,5%.

Nga ana tjetër presidenti Emmanuel Macron u shpreh besimplotë se vaksina mund të shmangë pasojat e një vale të re pandemike, të shkaktuar sipas tij nga mutacionet e reja të Covid.  “Vaksina mund të parandalojë Francën që të përdorë një bllokim të tretë kombëtar”, tha më tej Macron.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë raportoi 4,239 pacientë të shtruar në kujdesin intensiv, ndërsa numri i përgjithshëm i të shtruarve në spital ka arritur në 25,492.

SHKARKO APP