Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 19:06 Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Qukës-Prrenjas, pranë urës së Torromanit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke përfunduar jashtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Franca përgatit ‘’bllokadën’’ e ardhshme për Brexit – Kryeministri Johnson i shqetësuar

Bota E mërkurë, 23 Tetor 2019 19:51
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Procesi i Brexit ka marrë një rrjedhë tërësisht të re teksa, parlamenti britanik ka votuar në parim pro marrëveshjes së tërheqjes, por ka refuzuar të votojë për ratifikimin e dokumentit në një procedurë të përshpejtuar, që do ta fuste ligjin në fuqi brenda një jave, duke i mundësuar kështu Mbretërisë së Bashkuar të dilte me sukses nga Europa në datën 31 tetor.

Në këtë mënyrë qeveria e kryeministrit Johnson është forcuar për t’i dërguar Këshillit Europian një kërkesë për shtyrjen e afatit të Brexit edhe me 3 muaj të tjerë deri në Janar.

Kësaj kërkese të re i është përgjigjur pozitivisht presidenti i KE-së Donald Tusk, i cili është shprehur se këtë propozim do ta sugjerojë tek 27 vendet e tjera anëtare.

Gjermania gjithashtu është shprehur se një kërkesë e tillë në tryezë “nuk do të marrë qëndrimin e saj negativ”.

Mirëpo, Franca duket se është shteti më i vendosur, në të cilin Anglia pritet të marrë kundërshtim të fortë.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, është shprehur se ai nuk e mbështet një zgjatje të afatit për Brexit:

“Pyetja kryesore që duhet të bëhet është për popullin britanik, të cilët duhet të thonë sa më shpejt të jetë e mundur nëse e pranojnë marrëveshjen e tërheqjes apo jo, sepse është e drejtë të themi që ne e kemi pritur këtë përgjigje për tre vjet tashmë.”

“Në këtë fazë, ne e konsiderojmë se nuk ka më asnjë justifikim për një zgjatje tjetër të afatit.”

Franca ka marrë një qëndrim të ashpër me këtë temë dhe presidenti francez Emannuel Macron gjithashtu ka kërcënuar për të vendosur Veton ndaj zgjatjes së afatit këtë javë.

Ai është shprehur gjatë fjalës së tij në Samitin e Liderave të BE-së se:

“Nuk po përpiqem të lexoj të ardhmen, por nuk mendoj se ne do të garantojmë një shtyrje tjetër të afatit. Mendoj se ka ardhur koha t’i japim fund këtyre negociatave dhe të vazhdojmë të shohim në marrëdhëniet e së ardhmes”.

Mund t'ju interesojë

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore
OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Para 1 ore
Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe ...

Para 2 orësh

Ndërkohë ky argument raportohet se është përdorur edhe nga kryeministri Johnson gjatë një debati të ashpër me kryetarin e opozitës laburiste Jeremy Corbyn, duke u shprehur se Britania duhet të dalë nga BE në 31 tetor, sepse përndryshe Franca do të vendosë veton, e cila do të rezultojë në një dalje pa marrëveshje nga Unioni dhe kjo do të ishte shkatërruese për ekonominë e vendit.

Etiketat e lidhura

BrexitFranca
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike
Para 1 ore

OKB kërkon uljen me 6% në vit të emetimeve, Guterres paralajmëron për krizën klimatike

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?
Para 1 ore

Kush ka përjashtuar me shumë nga partia, Berisha apo Rama?

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.