FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Franca rikthen ambasadorin në SHBA, Biden bisedon me Macron

Franca dhe Shtetet e Bashkuara duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët duke zbutur tensionet e krijuara së fundmi.

Presidenti amerikan, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun, Emmanuel Macron, ku diskutuan krizën diplomatike që shpërtheu pas marrëveshjes me Australinë për nëndetëset bërthamore.

Gjatë telefonatës, Biden ka pranuar hapat e gabuara të Shteteve të Bashkuara lidhur me këtë çështje. Marrë shkas nga kjo, Macron ka konfirmuar që Franca do të rikthejë ambasadorin e saj në SHBA javën e ardhshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër të tjera, dy liderët janë dakordësuar që të nisin konsultime të thella për të rindërtuar besimin e thyer mes aleatëve. Ujdia, në të cilën u përfshi dhe Britania e Madhe, u bë në dëm të Francës duke I hequr nga duart paktin prej 40 miliardë dollarësh që kishte me Australinë për ndërtimin e nëndetësve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?