Franca shtyn afatin e shtetrrethimit

Shtetet Europiane po marrin drastike ndaj pandemisë së Covid-19. Lajmi për shtyrjen e afatit të shtetrrethimit u bë i ditur për herë të parë nga presidenti francez Emmanuel Macron më 17 mars për një periudhë kohore prej 15 ditësh fillimisht. Më 23 mars, kryeministri Edouard Philippe njoftoi kufizime të tjera të cilat kishin për qëllim frenimin e përhapjes së coronavirusit të ri, duke përfshirë edhe tregjet e fruta perimeve.

Për më tepër, Philippe tha se njerëzit do të mund të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm për një orë, një herë në ditë dhe për të kryer lëvizje të domosdoshme. Francezët duhet të justifikojnë lëvizjet e tyre përmes një formulari që duhet t’ua paraqesin autoriteteve. Në rast të kundërt at mund të gjobiten nga 135-3700 euro e deri në masë arresti. Gjatë ditëve të para janë gjobitur më shumë se 4 mijë qytetarë, sipas Ministrisë së Brendshme.

Lista e vendeve që kanë prezantuar masa shtrënguese të cilat izolojnë në mënyrë efektive izolojnë njerëzit në shtëpitë e tyre përfshijnë vende si Mbretëria e Bashkuar, Belgjika, Franca, Italia, Spanja dhe Hungaria. Të paktën 24 mijë persona në mbarë botën kanë humbur jetën për shkak të sëmundjes sipas përllogaritjeve të Universitetit John Hopkins, gjysma e të cilëve nga Europa.

SHKARKO APP