Francë, 642 të vdekur në orët e fundit nga koromnavirusi, 19 323 viktima në total
Franca është ndër shtetet më të goditura nga koronavirusi në Europë.
Në shtetin francez, në 24 orët e fundit janë regjistruar 642 të vdekur nga virusi.
Numri i viktimave në total nga Covid-19 në Francë ka shkuar në 19 323 persona.
Sakaq, numri i të infektuarve nga koronavirusi në Francë deri tani është 147 969 vetë.
Në të gjithë botën, deri në këto momente, kanë vdekur nga Covid-19, 158 705 persona. Ndërsa, numri i të infektuarve nga Covid-19 në mbarë globin ka shkuar në 2 306 588 njerëz.