Francë, ndërprerja e energjisë elektrike në Kanë është sabotim

Tre nga katër shtyllat e një linje të tensionit të lartë që furnizon qytetin e Kanës janë dëmtuar qëllimisht në një akt të dyshuar sabotimi, bëri të ditur prokurori i Grasse për agjencinë AFP. Ngjarja ndodhi në zonën Villeneuve-Loup, duke detyruar operatorin francez të rrjetit energjetik RTE të ndërpresë funksionimin e linjës për të mundësuar punimet e restaurimit.

Si pasojë, rreth 160,000 familje mbetën pa energji elektrike, ndërsa autoritetet nisën menjëherë procesin e rivendosjes graduale të saj. Megjithatë, Palais des Festivals, ku po zhvillohet nata përmbyllëse e Festivalit të Filmit në Kanë, nuk u prek nga ndërprerja, pasi u furnizua me energji nga një burim i pavarur.

Guvernatori i rajonit Alpes-Maritimes konfirmoi se situata është nën kontroll dhe energjia po rikthehet në zonat e prekura. Autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar autorët e sabotimit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?