Francë/ Sulmi terrorist në kishë, qytetarët homazhe për tre viktimat
Shumë lule dhe qiri janë vendosur jashtë kishës në Nice të Francës ku u vranë barbarisht 3 persona.
Qytetarët ndaluan në hyrje të kishës, në formë nderimi për viktimat.
Sipas BBC, autori 21 vjeçar kishte mbërritur në Nice një natë përpara sulmit me thikë. Sulmi terrorist ndodhi dje në zemër të bazilikës Notre-Dame, ku një 70 vjeçari iu pre koka.
Autoritetet franceze e dënuan rëndë ngjarjen, ndërkohë që presidenti Emmanuel Macron foli me tone të ashpra ndaj sulmeve terroriste me bazë islamin.
Sakaq në shkolla dhe kisha është rritur siguria, pas sulmeve të njëpasnjëshme.
Në fillim të tetorit një mësuesi në Paris iu pre koka pasi prezantoi përpara nxënësve në karikaturë të profetit Muhamed. Në kuadër të kësaj ngjarje presidenti Macron mbrojti të drejtën për të botuar karikatura të kësaj natyre, dhe pikërisht ky vendim ngjalli mjaft zemërim në vendet myslimane.