Francë, vdes polici i plagosur gjatë sulmit terrorist
Një polic vdiq sot pas plagëve që mori gjatë një sulmi terrorist në jug të Francës, njoftoi sot ministri i Brendshëm, Gerard Collomb.
“Zyrtari i xhandarmërisë , 45 vjeç kishte kërkuar vullnetarisht të merrej peng në këmbim të civilëve”, deklaroi Collomb gjatë një postimi në Twitter.
“Franca nuk do ta harrojë kurrë heroizmin, guximin dhe sakrificën e oficerit”, shtoi Collomb.
“Ai shpëtoi jetë njerëzish dhe nderoi trupat e armatosura dhe vendin e tij”, deklaroi më herët , presidenti francez, Emmanuel Macron.
Pas sulmit terrorist numri i vdekjeve ka shkuar në katër.
Një shpërndarës droge, me sa duket i shndërruar në terrorist, vrau dje tre persona gjatë një sulmi në jug të Francën.
Gjatë sulmit, pesë persona të tjerë mbetën të plagosur, midis të cilëve edhe oficeri i policisë.
KOHA JONË SONDAZH

