Francë/13 viktima pas zjarrit në bar, po festonin ditëlindje
Franca është goditur sërisht, ku të paktën 13 persona kanë vdekur sot pas rënies së një zjarri në një bar në qytetin francez të Ruenit.
Sipas policisë franceze, zjarri shpërtheu rreth orës 01:00 në bodrumin e lokalit “Cuba Libre”, ku shumë të rinj ishin mbledhur për të festuar një ditëlindje. Ende nuk janë zbuluar shkaqet e aksidentit.
Gazetat franceze pohojnë se: “Viktimat janë ndërmjet moshës 18 dhe 25-vjeç dhe akoma nuk bëhet i ditur identiteti i tyre”. “Gjashtë persona janë plagosur rëndë nga flakët”, thuhet në raport.
Rreth 50 zjarrfikës janë dërguar në vendin e ngjarjes dhe kanë mundur të shuajnë flakët brenda 30 minutave. Policia mohoi njoftimet e mëparshme se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë një shpërthim.
KOHA JONË SONDAZH

