Francezët do të rimbushin sërish diskotekat

Gëzim për botën e muzikës dhe jetën e natës, koncertet me publik do të lejohen sërish në Francë duke nisur nga 30 qershori dhe diskotekat do të rihapen duke filluar nga 9 korriku, njoftoi sot qeveria.

“Ne jemi shumë të kënaqur (…). U mundësua më në fund që jeta e natës të rikthehet sërish. Mundemi më në fund ta ribëjmë këtë punë që është fantastike”, theksoi Jean Roch Pedri, menaxher i klubit të natës VIP Room në St-Tropez.

“Sektori i vetëm që ka mbetur i mbyllur që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, domethënë prej 15 muajsh, bota e jetës së natës po del nga një periudhë e vështirë për menaxherët e tyre dhe një pritje e gjatë për klientët”, pranoi sot ministri i ngarkuar me PME, Alain Griset.

Swiss Digital Desktop Reklama

Klubet e natës do të jenë në gjendje të rihapen më 9 korrik, por hyrja do të rezervohet për mbajtësit e një karte shëndetësore (prova e vaksinimit ose testi negativ i fundit), me një pjesëmarrje prej 100% jashtë dhe 75% brenda, pa mbajtur detyrimisht maskën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ideja është të lejojmë të rinj dhe të moshuar të festojnë në siguri”, theksoi ministri.

Për Tommy Vaudrecane, president i Technopol, organizator i Techno Parade, këto lëshime janë të nevojshme që festa të fillojë në kushte më të mira.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?