Frankfurtit i vihet “zjarri” nga protestuesit, 70 të arrestuar (FOTO)

Protestat e dhunshme shfaqen  edhe në zemër të Europës. Ceremonia e inagurimit të zyrave të reja të Bankës Qendrore Europiane në Frankfurt ka nxitur protesta të dhunshme, ku raportohet se 70 policë janë plagosur lehtë dhe disa dhjetëra automjete janë djegur. Të paktën 350 persona janë arrestuar, pas këtyre protestave. Demonstruesit kanë goditur me gurë dhe shishe “Molotov” drejt forcave të rendit, ndërsa mediat e huaja raportojnë se  këta të fundit janë kundërpërgjigjur me përdorimin e shkopinjve të gomës, gazit lotsjellës dhe automjeteve ujë-hedhëse. Rreth 10 mijë protestues nga e gjithë Europa mendohet se po marrin pjesë në këtë manifestim ku kundërshtojnë politikat momentale të bankave kryesore në Europë.

SHKARKO APP