Frika nga koronavirusi, gruaja lëpiu produktet në supermarket, duke shkaktuar mijëra dollarë dëme
Një grua nga Kalifornia është arrestuar pasi ka lëpirë produktet ushqimore me vlerë 1800 dollarë në një supermarket.
Policia amerikane ishte njoftuar për një kliente që lëpinte produktet ushqimore, në një kohë kur frika dhe paniku ndaj koronavirusit ngjitës është shumë i madh.
53-vjeçarja Jennifer Walker u prangos nga policia, nën akuzën e vandalizmit. Mallrat e marra prej saj në karrocën e pazarit dhe ato të dyshuara që janë lëpirë prej saj do të shkatërrohen të gjitha.