Frika nga koronavirusi. Italia merr masa radikale, ndryshon stilin e jetesës

Për të ndaluar koronavirusin dhe për të kufizuar infeksionin, Kryeministri italian, Giuseppe Conte nënshkroi një dekret të ri që e vendos Italinë nën masa radikale: shkollat ​​dhe universitetet mbyllen deri më 15 mars, kampionati i futbollit do zhvillohet me dyer të mbyllura, pezullohen konferencat, tubimet dhe eventet shoqërore, përfshirë kinematë dhe aktivitetet teatrore, lejohen aktivitetet në palestra apo pishina vetëm nëse respektojnë rregullat e higjienës dhe distancën e sigurisë së paku një metër.

Ndërsa nga sot shkollat dhe universitetet në të gjithë Italianë do të qëndrojnë të mbyllura, një vendim jo i lehtë për qeverinë, Ministrja e arsimit tha se ekzekutivi është i përkushtuar të sigurojë mësimdhënien në distancë dhe përmes kurseve në internet.

Vëmendje maksimale për të moshuarit dhe pacientët në rrezik.

Në rekomandimin e shprehur u bëhet thirrje të gjithë personave të moshuar ose personave që vuajnë nga sëmundje kronike për të shmangur largimin nga shtëpia ose në çdo rast tjetër të shmangin vendet e populluara ku nuk është e mundur të ruhet distanca e sigurisë ndërpersonale prej të paktën një metër.

Bashkitë, veprimtari rekreative

Kryetarët e bashkive, autoritetet lokale dhe shoqatat tregtare duhet të shpërndajnë informacione mbi higjenën personale dhe të ofrojnë veprimtari individuale rekreative si alternativa për të zëvendësuar ato kolektive.
Në administratat publike dhe veçanërisht të ofrohet akses për higjenën e duarve

Smart working

Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, punëdhënësit mund të zbatojnë smart working
për secilin punëtor, edhe pse në mungesë të marrëveshjeve individuale.

Rritja e shtretërve në spital

Kryeministri Conte tha se të gjithë autoritetet janë të përqendruar në miratimin e të gjitha masave të jashtëzakonshme për të përmirësuar situatën e krijuar dhe ndaluar perhapjen e epidemisë, pasi sado efikas dhe i shkëlqyer të jetë sistemi shëndetësorë, rrezikon të mbingarkohet. Plani i qeverisë Conte parashikon gjithashtu rritje me pesëdhjetë përqind të shtretërve në repartet spitalore të kujdesit intensiv te tilla si ato të pneumologjisë dhe reparteve të sëmundjeve infektive.

Ndihma për punëtorët dhe bizneset

Qeveria Conte ofron ndihmë për punëtorët dhe bizneset përmes injektimit në ekonomi të rreth 4 miliardë eurove. Të vetëdijshëm se masa për mbylljen e shkollave do shoqërohet me probleme sociale, Ministria e Ekonomisë ka garantuar mbështetje për punëtorët publik dhe individët privatë dhe është duke percaktuar një rregullore e cila parashikon mundësinë që njëri prej prindërve të mungojë nga puna për t’u kujdesur për fëmijët e mitur kurse Ministria e Familjes ka propozuar mbështetje financiare për kostot e babysitter dhe zgjatjen e lejes prindërore për punëtoret femra.

SHKARKO APP