Frika nga vala e dytë e COVID-19, Europa synon të trajnojë “ushtrinë” e mjekëve
Europianët po i gëzohen masave lehtësuese të koronavirusit, por në spitale tashmë janë duke u përgatitur për valën tjetër të infeksioneve, shkruan Reuters.
Disa specialistë të kujdesit intensiv po përpiqen të punësojnë një staf të përhershëm. Të tjerët dëshirojnë të krijojnë një “ushtri” rezervë të profesionistëve mjekësorë të gatshëm për t’u vendosur kudo që të jetë e nevojshme për të punuar në reparte me pacientë të sëmurë rëndë.
Vendet europiane kanë dhënë kurse për mjekët, se si të kujdesen me pacientët me COVID-19, dhe tani po shikojnë mënyrat për të aftësuar personelin për të shmangur mungesat e punonjësve kryesorë nëse ekziston një valë e dytë e koronavirusit.
“Ne kemi nevojë për një ushtri të personelit shëndetësor,” tha Maurizio Cecconi, president i zgjedhur i Shoqatës Europiane të Mjekësisë Intensive të Kujdesit (ESICM), e cila mbledh mjekë nga e gjithë bota, që punojnë në reparte me pacientë të sëmurë.
Cecconi, i cili drejton departamentin e kujdesit intensiv në spitalin Humanitas në Milano, thotë se stafi mjekësor duhet të jetë më fleksibël në punën që ata bëjnë si dhe në lëvizje .
“Nëse ka një valë tjetër të dytë, ne duhet të jemi të përgatitur të dërgojmë mjekë dhe infermierë nga rajone të afërta brenda për brenda Italisë. Kjo nuk ndodhi në valën e parë, “i tha ai.
Shumë vende u gjetën të papërgatitur nga pandemia COVID-19 në mars dhe prill, disa dërguan studentë të mjekësisë dhe mjekë në pension për të ndihmuar në repartet e kujdesit intensiv pasi stafi i spitalit ishte i mbingarkuar.
Por problemet dhe mungesat vazhdojnë. Për shembull, Italia mund të ketë nevojë për të rritur me 50% numrin e anestezistëve, ekspertëve dhe mjekëve të tjerë që kanë punuar në kujdesin intensiv, sipas shoqërisë italiane të kujdesit intensiv SIAARTI.
Në të gjithë Europën, spitalet kanë qenë duke ri-trajnuar kirurgë, kardiologë, mjekë dhe infermierë nga departamente të tjera, dhe i kanë transferuar ata në njësi të kujdesit intensiv kur ka qënë e nevojshme.
Komisioni Europian, ekzekutivi i Bashkimit Europian, financoi transferimet ndërkufitare të stafit mjekësor në vendet më të prekura në kulmin e krizës koronavirus.
Në prill, ekipet e mjekëve u dërguan nga Norvegjia dhe Rumania në Itali.
Disa pacientë u transferuan gjithashtu për të marrë trajtim. Franca dërgoi disa mjekë në disa në rajone më pak të prekura të vendit dhe disa të tjerë në Gjermani, e cila gjithashtu mori pacientë COVID-19 nga Italia.
“Shpesh pacientët tanë janë shumë të sëmurë,” tha ai. “Është më mirë të kem njerëz të aftë që dinë të punojnë në mjedisin tim sesa ti dërgojmë në vendet e tjera”, tha Cecconi./abcnews.al