Frika për ndikim rus në Europë

Gazprom do të rifillojë pas një pauze, ndërtimin e tubacionit të diskutueshëm të gazit Nord Stream 2. Vështirësitë gjeo-politike dhe grindjet kanë nisur që nga fillimi i ndërtimit të këtij tubacioni.

SHBA dhe disa partnerë evropianë të Gjermanisë e kanë kundërshtuar projektin, duke paralajmëruar se Berlini do të bëhet shumë i varur nga Rusia. Kjo jo vetëm për sanksionet kundër Rusisë, por edhe mosmarrëveshjet gjeo-politike me Ukrainën dhe gjithë pjesën tjetër të saj. Gazsjellësi Nord Stream 2 me gjatësi prej 1,230 kilometra do të transportojë gazin natyror nga fushat e gazit siberian të Rusisë në Gjermani.

Ndërtimi i projektit gati ka përfunduar, por puna u ndal në Dhjetor 2019 pranë ishullit danez Bornholm kur dy anije zvicerane pushuan së punuari, pasi SHBA kërcënuan të vendosnin sanksione ndaj kompanive që punojnë në projekt.

Ky projekt nuk ka mbështetjen as të BE-së, ç’ka e ka vendosur Gjermaninë në dilemë. Sipas analistëve, Bashkimi Europian kurrë nuk e mbështeti ndërtimin e këtij gazsjellësi. Parlamenti Europian votoi kundër dhe e ka bërë shumë të qartë qëndrimin e tij. Komisioni Europian po ashtu ka qenë vazhdimisht kundër.

SHKARKO APP