Frikë në SHBA

Alarm maksimal në SHBA, që nga Nju Jorku deri në Çikago, pas publikimit të videos së al-Shabaab, që kërcënon me sulme kundër qendrave tregtare.

Masat e sigurisë janë marrë jo vetëm përreth supermarketeve ”Mall of America”, në Mineapolis, i kërcënuar nga xhihadistët, por edhe në Nju Jork dhe Çikago.

Qendrat e mëdha tregtare në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Kanada janë vënë edhe një herë në shënjestër të xhihadistëve.

Në një video të shpërndarë nga grupi terrorist al-Shabaab, i lidhur me Al Kaedën, thuhet se grupi do të sulmojë qendrat tregtare dhe këto sulme do të jenë të ngjashme me atë të shtatorit 2013, që shkaktoi 60 të vdekur në Kenia.

Supermarketet kryesore në shënjestër të sulmeve do të jenë “Mall of America”, “Ëest Edmonton” në Alberta dhe ato në Oxford Street në Londër.

SHKARKO APP