Frikë nga Covid-19, karantinohet kryeministrja

Edhe pse nuk ka shfaqur shenja të Covid-19, kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin ka vendosur të vetizolohet në shtëpinë e saj për disa ditë pasi një person që punonte në rezidencën e saj ka pasur kontakte të afërta me një të infektuar me koronavirus. Zyra e shtypit të kryeministres konfirmon se Marin i është nënshtruar një testi për Covid-19 dhe se nuk ka shfaqur simptoma. 34 vjeçarja Marin tërhoqi vëmendjen e të gjithëve pasi u bë kryeministrja më e rë në të gjithë botën.

SHKARKO APP