Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Frikë nga një valë refugjatësh, Greqia nis flotën luftarake në kufirin detar

Bota E premte, 17 Prill 2020 08:31
Frikë nga një valë refugjatësh, Greqia nis flotën luftarake në kufirin detar
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Greqia ka frikë se nga Turqia do të arrijnë valë të reja refugjatësh dhe ka nisur flotën e saj luftarake në kufirin detar. Përhapja e shfrenuar e virusit Corona në Turqi përbën një shqetësim shtesë. Për qeverinë në Athinë, nuk është vetëm një thashethem: ka informacione që Turqia ka transferuar migrantë nga pjesët e brendshme të vendit për në brigjet e Egjeut, shpjegon Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Panagiotopoulos, në një intervistë për stacionin televiziv Skai. Këta njerëz do të përpiqen të arrijnë në ishujt Grekë të Chios, Samos dhe Lesbos me varka dhe të hyjnë kështu në BE.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prandaj për të gjitha forcat e sigurisë si tokësore dhe detare, ka një urdhër të qartë paralajmëron ministri: hyrja në vend e njerëzve në mënyrë të paligjshme duhet të parandalohet. Greqia do të ndërtojë “mure lundruese” në Egje për të parandaluar ardhjet e reja, raporton gazeta e Athinës Kathimerini pa përmendur detaje.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 6 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 8 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 9 orësh

Edhe mediat gjermane kanë njoftuar për transferim migrantësh në brigjet e detit Egje gjatë ditëve të kaluara. Sipas informacioneve të gazetës Die Welt autoritetet turke kishin transferuar vetëm gjatë fundjavës së Pashkëve 2.000 vetë nga një kamp internimi në Osmaniye për në rajonin e Izmirit, që shtrihet në Detin Mesdhe, dhe u kishin sugjeruan që të largohen për në Greqi.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Një krizë e dytë refugjatësh në kufirin e jashtëm të BE?

Me sa duket Turqia dëshiron të shkaktojë një krizë të dytë refugjatësh në kufirin e jashtëm të BE. Që në muajin shkurt ka pasur përleshje të dhunshme në vendkalimin Kastanies/Pazarkule në kufirin greko-turk. Autoritetet turke nisën asokohe mijëra migrantë përmes lumit kufitar Evros me premtimin se do të lejoheshin të hynin në BE. Pas skenave tronditëse në kufi, Greqia mbylli si rezultat kufirin dhe pezulloi gjithashtu për një muaj ligjin për azil – gjë që sipas organizatave të të drejtave të njeriut është një shkelje të drejtës ndërkombëtare civile.

Virusi Corona e ndez më tepër situatën

Përhapja e shpejtë e virusit Corona në Turqinë fqinje e shton edhe më tepër shqetësimin në Greqi. Duke iu referuar ”qarqeve të informuara” e përditshmja e Athinës Ta Nea shprehet për një “marifet” të supozuar të qeverisë turke për të sjellë në Greqi migrantë të infektuar.

Jorgos Katrougalos, zëdhënësi për politikën e jashtme i partinë e majtë në opozitë Syriza, e akuzon qeverinë konservatore nën kryeministrin Kyriakos Mitsotakis se po nxit frikën ndaj emigrantëve në radhët e popullësise greke dhe se po i paraqet refugjatëve jo si viktima, por si një kërcënim për shëndetin publik. ”Qeveritarët nuk kanë guximin të shprehen hapur me retorikën e tyre të djathtë dhe në vend të kësaj u japin me synim mediave informacione sekrete”.

Europarlamentarja konservatore, Eliza Vozemberg nuk e pranon këtë. Kjo qeveri asnjëherë nuk ka thënë në asnjë formë se të gjithë refugjatët janë kërcënim, tha eurodeputetja nga Athina për DW. Nuk ka asnjë provë që Turqia ka mbledhur me qëllim emigrantë të infektuar dhe do t’i dërgojë ata në Greqi. Sidoqoftë: “Nëse kur mblidhen mijëra vetë, është plotësisht e mundur që disa prej tyre të jenë të sëmurë tani që virusi po përhapet në Turqi”, thotë Vozemberg. Po ashtu ajo shton se nuk mund të pritet që autoritetet turke t’i kenë testuar të gjithë migrantët për virusin. /DW/

Etiketat e lidhura

greqiavalë refugjatësh
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 6 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 6 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 6 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 6 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 7 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 10 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

4 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 7 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.