FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fruthi godet dhe Italinë, 164 raste dhe 2 të vdekur brenda muajit

Sëmundja e fruthit ka prekur dhe Italinë duke vënë në alarm autoritetet.

Ministrja italiane e Shëndetësisë, Beatrice Lorenzin, ka informuar se statistikat e fundit nuk janë të mira.

“Vetëm gjatë muajit janar 2018 janë regjistruar 164 persona të prekur me fruth e dy viktina”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dy viktimat e regjistruara janë në moshën 41 e 38 vjeç për shkak të komplikimeve të rënda që kanë pasur në rrugët  e frymëmarrjes.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Mjaft prej personave të prekur me fruth janë kuruar në spital.

“Këto fakte na bindin se betejat për sigurinë e shëndetit nuka kanë marrë fund. Mos bini pre e propagandës antishkencore. Vaksinimi mbetet arma e vetme ndaj mbrojtjes së shëndetit” u shpreh ministrja e Shëndetësisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?