Ftohja e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Zagrebit e dëmshme për rajonin
Siç tha presidentja e komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko, marrëdhëniet në rajon janë shumë të brishta dhe se çfarëdo "incidenti apo rast si i Shesheljit, hapin çështje të së kaluarës të cilat gjenerojnë nacionalizmin në të gjitha anët". Sipas saj, ky paraqet problem për marrëdhëniet në të gjithë rajonin, sepse, siç thotë ajo, "është e papranueshme që pas 25 vjetësh nga fillimi i luftës, marrëdhëniet në rajon të jen në nivelin e njëjtë."
– Anulimi i vizitës së Milanoviçit është i gabuar –
Biserko tha se Franca dhe Gjermania pas 25 viteve, kishin "avancuar mjaft mirë çështjet e besimit", por që, për fat të keq, në ish-Jugosllavi ende nuk është dekontaminuar hapësira publike dhe mediatike nga matrica propaganduese dhe se "stereotipet ripërtërihen për një ose dy ditë dhe vazhdimisht duket sikur jemi në gjendje lufte ".
"Mendoj se Kroacia ka gabuar me anulimin e vizitës së kryeministrit Zoran Milanoviç, mua më duket se e gjitha është në funksion të zgjedhjeve presidenciale që janë në vazhdim. Unë jam e shqetësuar për rajonin, sepse është shmangur nga kjo paradigmë. Duket se askush nuk është në gjendje të mendojë jashtë kësaj matrice nacionaliste, të shikoj të ardhmen për të kërkuar një model të ri për situatën e vet dhe marrëdhëniet në rajon," tha Sonja Biserko për AA .
Në pyetjen se çfarë është ajo që autoritetet serbe do të mund ose duhej ta bënin në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve, Biserko deklaroi se "në përgjithësi të gjitha autoritetet serbe", gabuan, sepse nuk kanë krijuar distancë nga "programi i luftës së Sllobodan Millosheviçit dhe Vojisllav Shesheljit si zëdhënësi kryesor i kësaj politike".
"Kjo është një problem i madh për vetë Serbinë, brenda vetvetes, sepse duket sikur kjo është normalizuar dhe nuk janë të mira për marrëdhëniet e saj me rajonin, të cilat çdo ditë ndodhen në test dhe në provë, ndërsa ne kemi një situatë që ngjan në diçka që ka ndodhur gjatë viteve nëntëdhjetë ", tha Biserko.
Duke shprehur besimin e saj, që BE-ja duhet të miratojë një rezolutë universale, deklaratë, me të cilën do të përcaktohet "pragu mbi të cilin asnjë vend në rajon nuk duhet ta kalojë", për ti lënë trashëgimit e luftës dhe të kaluarën prapa, Biserko gjithashtu deklaroi se: "Është shumë e rëndësishme që në rajon të mos zhvillohen bisedime në lidhje me atë që ka ndodhur, të karakterizohet kjo luftë dhe për interpretimet rreth luftës të sillen disa pika me konsensus, të cilat do të mundësonin ndërtimin e besimit në rajon".
Analisti dhe profesori në Fakultetin e Shkencave Politike, Predrag Simiç tha se për fat të keq duhet të themi se marrëdhëniet mes Zagrebit dhe Beogradit këtë vit, seriozisht janë ftohur, ndërsa fakti trishtues arrin kulmin me deklaratat e ministrit kroat të drejtësisë se Kroacia do të nisë një seri të kërkesave dhe kushteve të rrugëtimit të Serbia në BE, rezoluta e propozuar nga Kroacia në Parlamentin Europian me rastin e Vojisllav Sheshelit dhe refuzimi i autoriteteve kroate për ti lejuar "Air Serbija" veprimtari të pakufizuar në Kroaci.
"Praktikisht, ky është një ndryshim i madh nga periudha kohore tre- katër vjçare, kur Serbia dhe Kroacia shënuan një avancim të dukshëm të marrëdhënieve dhe të gjithë ne i kujtojmë takimet e atëhershme joformale dhe formale të presidentit serb të atëhershëm Boris Tadiç dhe presidentin kroat Ivo Josipoviç" tha Simiç për AA.
– Përkeqësimi i marrëdhënieve është kushtëzuara nga klima vendore –
Sipas tij, përkeqësimi i tanishëm i marrëdhënieve është kushtëzuar nga situata politike në Kroaci dhe Serbi, veçanërisht atmosfera para-elektorale që mbizotëron në prag të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci, dhe se "shqetësohet se edhe me mbajtjen e zgjedhjeve në fund të dhjetorit nuk do të ketë përmirësim të shpejt të marrëdhënieve".
"Prandaj, mua më duket se përpara Beogradit dhe Zagrebit është një rrugë e gjatë për ti normalizuar marrëdhëniet e tyre, jo vetëm në interes të Serbisë dhe Kroacisë, por edhe në interes të të gjithë rajonit, sidomos Bosnjë e Hercegovinës, e cila në mas të madhe i nënshtrohet ndikimit të marrëdhënieve të mira apo të këqija ndërmjet Beogradit dhe Zagrebit" tha Simiç.
Duke theksuar se këto zhvillime nuk janë të mirëpritura në Ballkan dhe këto janë paralajmërime se marrëdhënieve të fqinjësisë duhet ti kushtojnë më shumë vëmendje siç ka qenë rasti në vitet e fundit, Simiç tha: "Në këto moment iniciativa është në anën kroate. Autoritetet serbe nuk kanë bërë shumë lëvizje negative, në krahasim, të themi me ato të Zagrebit, që kufizuan veprimin e "Air Serbija" në tregun kroat. Serbia deri më tani nuk ka vendosur pengesa të tilla kompanive kroate. Megjithatë, problemi u përshkallëzua në maj 2012, me rastin e ndryshimit të qeverisë në Serbi, e cila alarmoi Kroacinë dhe marrëdhëniet dukshëm u përkeqësuan. Kthimi i Shesheljit, megjithëse nuk ka ndikim në Serbi edhe më shumë ka përkeqësuar situatën."