Fundi i epokës Elizabetiane, Mbretëresha prehet ”si një shpirt i thjeshtë, i krishterë”
Bota E Hënë, 19 Shtator 2022 19:32
Mbretëresha Elizabeth II, pas nderimeve shtetërore me qindra e mijëra personalitete nga mbarë bota dhe me miliarda shikues që i ndoqën ceremonitë nga ekrani, do të prehet përjetësisht pranë bashkëshortit të saj Philip, pas meshës në kapelën e Shën Gjergjit. Kurora, rruzulli dhe skeptri i saj u hoqën nga arkivoli, në mënyrë që ajo të mund të futej në varrin e saj ”si një shpirt i thjeshtë i krishterë”.