Fundi i Merkel, fuqia dhe ndikimi po shembet. Liderët e BE-së zgjedhin…
Kancelarja Angela Merkel po humbet fuqinë e saj edhe pasi liderët europianë haptazi kanë treguar se mbajnë anën e Vladimir Putin dhe se popullsia gjermane po kthehet kundër politikës së saj për hapjen e dyerve për emigrimin.
Kancelarja bëri çmos për të vendosur sanksione kundër Rusisë në mes të konfliktit të vazhdueshëm në Ukrainë, por aleatët e saj europiane e kanë shmangur atë në favor të Rusisë.
Vlerësimi i Merkelit në sondazhe është në dobësim të vazhdueshëm. Sipas sondazheve të fundit, mbështetja për koalicionin mes partisë së saj Bashkimi Demokratik Kristian dhe partisë Kristian Bashkimi Social, ka rënë në vetëm 32 për qind deri tani në vitin 2017.
Për t’i bërë gjërat edhe më keq, rezultati i zgjedhjeve franceze ka të ngjarë të dobësojë pozitën e Merkelit në kontinent edhe më shumë.
Marine le Pen haptazi, kandidatja për Presidente e Francës, dëshiron që Merkel të largohet. Të njëjtin qëndrim ka edhe Presidenti Francois Fillon, i cili del kundër Kancelaren kur është fjala për Rusinë, ku ai kundërshton çdo formë të sanksioneve.
Fillon është shprehur se: “A është inteligjente një politikë me sanksione e që ka bërë absolutisht asgjë? Që ne të shtyjnë Rusinë në gabime diplomatike dhe në të njëjtën kohë në drejtim të Azisë? Unë mendoj se kjo politikë ka dështuar”.
Figuria e Merkelit në skenën botërore, nuk është aq e dashur, gati “tallëse”. Marrëdhëniet e Presidentit të zgjedhur në SHBA, Trump me Putinin, e që së bashku me mbështetjen e rigjetur për të parin e Kremlinit nga aleatët tradicionalë europianë të Gjermanisë, mund të largojë Merkelin.
Jochen Bittner, redaktor politik për të përjavshmen gjermane “Die Gazeta Zeit”, ka thënë: “Gjermania po mban zgjedhjet e përgjithshme dhe ka politikanë në favor të Moskës e kjo ndjejnë është në rritje”.
Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shylla
KOHA JONË SONDAZH

