Fundi i regjimit të al-Assadit, Biden: Akt drejtësie, u jep sirianëve mundësi historike
Presidenti amerikan Joe Biden tha se rënia e regjimit të Bashar al-Assadit është një akt drejtësie që po u jep sirianëve një mundësi historike.
“Më në fund regjimi i Asadit ka rënë. Ky regjim brutalizoi dhe torturoi dhe vrau fjalë për fjalë qindra mijëra sirianë të pafajshëm. Rënia e regjimit është një akt themelor drejtësie.
Është një moment i mundësisë historike për popullin e shumëvuajtur të Sirisë që të ndërtojë një të ardhme më të mirë për vendin e tyre krenar”, tha Biden në fjalën e Shtëpisë së Bardhë të dielën.
Presidenti i përmbysur sirian Bashar Assad u arratis në Moskë të dielën, sipas njoftimeve të mediave ruse.